LAJMI I FUNDIT:

Janeva: Jam krenare për punën që e kam bërë dhe do të eci me kokën lartë

Janeva: Jam krenare për punën që e kam bërë dhe do të eci me kokën lartë

“Do të eci me kokën lartë dhe çdo kënd mund ta shikoj në sy”. Këto ishin fjalët e ish-shefes së PSP-së, e cila është e akuzuar në rastin “Haraçi”.

Janeva para prokurores Villma Ruskovska foli për punën e PSP-së në të kaluarën, ndërsa mohoi fajin, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Jam krenare për formimin e PSP-së, ekipit që kam udhëhequr për katër vjet, gjithë prokurorët, hetuesit …. Kam pasur nderin të formojë ekipin e prokurorëve. Çdo herë kam punuar me përgjegjësi”, tha Janeva.

Ajo shtoi se me punën e PSP-së e ka vendosur në rrezik veten dhe familjen e saj, por për këtë nuk u ankua.

Ndryshe, sot ishte seanca e parë për rastin “Haraçi”, ndërsa i akuzuari Zoran Milevski e pranoi fajin./Telegrafi/