LAJMI I FUNDIT:

Janë publikuar detaje të reja nga qëndrimi i Mbappes në Suedi ku akuzohet për përdhunim

Janë publikuar detaje të reja nga qëndrimi i Mbappes në Suedi ku akuzohet për përdhunim

Futbollisti francez Kylian Mabppe po përballet me akuza për përdhunim në Suedi dhe mediat atje kanë prezantuar detaje të reja ku thuhet se sulmuesi i Realit ka qenë në Stokholm për dy ditë javën e kaluar.

Gjegjësisht, 25-vjeçari është fotografuar në qendër të qytetit në shoqërinë e tre personave të tjerë, pas së cilës ka shkuar në një klub nate.

Dyshohet se përdhunimi ka ndodhur natën e së enjtes në të premte në Hotel Bank, ku policia ka shkuar dhe ka hetuar.


Suedezët raportojnë se oficerët e policisë u larguan nga hoteli me çanta plot me prova të mundshme. Gjithashtu raportohet se Nordi Mukiele (26), mik dhe ish-shoku i skuadrës së Mbappes, ishte në Stokholm.

Sipas raportimeve, ishte ylli i Bayer Leverkusen që e bindi të udhëtonte në Suedi për t’u çlodhur dhe argëtuar.

Ndërkohë, avokati i Mbappes pretendon se sulmuesi francez nuk ka asgjë për t’u mërzitur dhe se është i qetë për të gjithë çështjen, ndërsa disa media thonë se është i shokuar nga akuza.

Nga ana tjetër, autoritetet suedeze kanë konfirmuar se ka nisur një hetim për përdhunimin e dyshuar në Stokholm.

Kujtojmë se Mbappe foli fundjavën e kaluar kur shkroi “lajme të rreme” në rrjetet sociale kur pa artikuj mbi akuzat për gjoja përdhunim.

Francezi nuk ishte i ftuar në ndeshjet e Ligës së Kombeve për shkak të dëmtimit dhe kishte disa ditë pushim para se të kthehej në stërvitje me Realin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Janë publikuar detaje të reja nga qëndrimi i Mbappes në Suedi ku akuzohet për përdhunim

Janë publikuar detaje të reja nga qëndrimi i Mbappes në Suedi ku akuzohet për përdhunim

Ndërkombëtare
Klopp mund ta marrë drejtimin e skuadrës angleze, pasi Red Bull ka blerë aksionet e saj

Klopp mund ta marrë drejtimin e skuadrës angleze, pasi Red Bull ka blerë aksionet e saj

Premier League
Zidane nuk hezitoi kur përmendi lojtarin që do t'i kalojë të gjithë në futboll

Zidane nuk hezitoi kur përmendi lojtarin që do t'i kalojë të gjithë në futboll

La Liga
Jonathan David ëndërron transferimin te Barcelona, katalunasit mund ta marrin pa paguar asgjë

Jonathan David ëndërron transferimin te Barcelona, katalunasit mund ta marrin pa paguar asgjë

Ligue 1

"Kam kaluar katër vjet pa gjetur ekip" - Luca Toni e vë në siklet Pep Guardiolan për "sulmuesin fals"

Serie A

"Dy gabimet e tij sollën dy golat e Danimarkës" - Valon Behrami i ashpër me paraqitjen e kapitenit Granit Xhaka

Përfaqësueset
Kalo në kategori