Zv.kryeministri Hajredin Kuçi, ka thënë se më 15 qershor do të barten të gjitha kompetencat në institucione të Republikës së Kosovës dhe Kushtetuta... do të respektohet në tërësi.

Sipas tij, pos mbrojtjes, e cila i takon KFOR-it, në fusha të tjera, kosovarët do të jenë ata që do të qeverisin, ndërsa misioni i ri evropian, do të ketë vetëm rol mbikëqyrës, por assesi qeverisës.

Në kuadër të përgatitjes për 15 qershor dhe e bindur në bartjen e kompetencave, qeveria është duke punuar intensivisht për përzgjedhjen e himnit të shtetit të Kosovës.

Kuçi, ka theksuar se janë përzgjedhur tri propozime nga komisioni vlerësues, të cilët janë me tekst dhe pa të. Sipas tij Kuçi ka shtuar se procedimi në kuvend i himnit kosovar do të vendoset nga kryetari i Kosovës, kryeministri, kryesia e kuvendit dhe shefat e grupeve parlamentare.

Derisa Qeveria me optimizëm e pret 15 qershorin, zyrtarë të UNMIK-ut, nuk janë të sigurt se në këtë ditë do t’i transferojnë kompetencat te misioni i ri evropian.

Të pasigurt se do të vendosen në Kosovë mbesin zyrtarë të EULEX-it, sepse për një gjë të tillë duhet të arrihet një marrëveshje midis Neë York-ut dhe Brukselit.

Rezoluta 1244 pengon vendosjen e misionit të ri evropian, përderisa janë hedhur ide që UNMIK-u dhe EULEX-i të bashkëveprojnë. /KTV/