LAJMI I FUNDIT:

Jane Fonda, 83 vjeç: “Unë s’dua të jem në një lidhje, por ‘fantazoj’ një burrë të ri”

Jane Fonda, 83 vjeç: “Unë s’dua të jem në një lidhje, por ‘fantazoj’ një burrë të ri”

Gjatë një interviste për Harper’s Bazaar, ylli i filmave tregoi për atë çfarë pret nga një lidhje

“Unë s’dua të jem në një lidhje, në një lidhje seksuale sërish. Nuk e kam më atë dëshirë. Por, a fantazoj? Sigurisht që po! Sikur kam takuar një profesor apo dikë që është në një linjë me mua, që di të dojë dhe të vlerësojë një grua, vetëm kështu mund ta testoj veten nëse jam gati për një lidhje.”- u shpreh ajo.


Menjëherë pas kësaj tha se problemi qëndronte diku tjetër. Nëse një ditë do të kishte një marrëdhënie, preferon ta ketë me burra me të rinj se ajo.

“Do të doja një burrë të ri. A është e sikletshme? Është diçka që lidhet me lëkurën, prandaj doja një burrë të tillë.”

Ndër të tjera, aktorja shtoi se nuk është më në gjendje të përfshihet në marrëdhënie intime. Romanca e saj e fundit ishte me producentin muzikor Richard Perry që përfundoi në janar të 2017-ës.

Pas martesave dhe lidhjeve të së shkuarës, aktorja thotë se do të përfshihej në një lidhje vetëm me burra që do t’i mësonin gjëra të reja dhe që kishin stil jete ndryshe nga ajo. Sigurisht, duke mos harruar kushtin kryesor: të jenë burra të rinj!

“Nuk është faji i tyre, është faji im. Nëse dikush do të kërkonte për të pasur diçka me mua, do të vrapoja e tmerruar. Jam e tërhequr prej burrave që s’do të më kërkonin kurrë diçka të tillë. Tani e di mirë çfarë dua.”- përfundon Fonda.