LAJMI I FUNDIT:

Janari i ftohtë i Kosovës: Në kohë lufte vihet kryqi në kishën e ndërtuar në tokën e Universitetit (Video)

Janari i ftohtë i Kosovës: Në kohë lufte vihet kryqi në kishën e ndërtuar në tokën e Universitetit (Video)

Teksa vazhdonte lufta në Kosovë dhe dhjetëra-mijëra shtëpi shqiptarësh ishin rrënuar për toke, e qindra-mijëra shqiptarë kërkonin strehë ku të mundnin – në Kosovë e jashtë saj – pushteti serb ndërmerr një aksion në Prishtinë.

Në tokën e Universitetit të Prishtinës, më 27 janar 1999 vihet kryqi i madh në maje të kishës politike, të quajtur “Krishti Shpëtimtar”, si pjesë e fushatës dhe mitit serb se Kosova është tokë e Serbisë.


Kjo kishë mbeti e papërfunduar, pasi po të njëjtin vit çlirohet Kosova.

Ajo këto ditë rikthehet në temë diskutimi, pasi disa priftërinj pastruan ambientin rreth kishës dhe filluan ta lyenin pjesën e brendshme të saj, gjë e cila u ndalua nga organet komunale. Përkitazi me këtë, zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq, në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se “Komuna e Prishtinës i ka kërcënuar serbët e Kosovës duket i ndaluar punimet për pastrimin e Kishës Ortodokse”. Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, iu kundërpërgjigj atij duke thënë se Komuna duhet ta zbatojë ligjin për ndërtim dhe se kjo kishë nuk ka leje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori