LAJMI I FUNDIT:

Janakieski: Kjo nuk është njerëzore, katër herë më çojnë nga shtëpia në burg

Janakieski: Kjo nuk është njerëzore, katër herë më çojnë nga shtëpia në burg

Ish-ministri Mile Janakieskit, pas dënimit me mbi 6 vite burg, dhe pasi Prokuroria kërkoi që të çohet në paraburgim në burgun e Shuto Orizares, para gjykatës reagoi se një vendim i tillë është jo njerëzor.

“Dëshiroj t’ju paraqes një situatë, se si duket para shtëpisë sime, dhe të shihni se paraburgimi shtëpiak është i mjaftueshëm. Pas arratisjes së Mijallkov, mua më sigurojnë tetë zyrtarë policorë, çdo automjet që hyn dhe del nga banesa ime kontrollohet, ndërsa momentalisht, për shkak të motit të nxehtë, policët qëndrojnë në korridor të banesës dhe jam 24 orë në vëzhgim. Përveç kësaj jam në disa lëndë gjyqësore për të cilat duhet të përgatitemi, kurse paraburgimi e kufizohen të drejtën time për mbrojtje. Mendoj se kjo është jonjerëzore, që për herë të katërt çohem në burgun e Shuto Orizares”, tha Janakieski.


Ai tha se ka familje, fëmijë dhe se për tre vite tashmë është në paraburgim dhe ka 5 vite që i është marrë pasaporta duke shtuar se kjo është maltretim.

Nga gjashtë vite burg për organizatorët e dhunës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut
Lexo po ashtu Nga gjashtë vite burg për organizatorët e dhunës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Ndryshe, sot ish-kreu i Kuvendit, Trajko Veljanoski sot në Gjykatën Penale u dënua me 6 vite e 6 muaj burg. Ish-ministri Spiro Ristovski u dënua me 6 vite e 3 muaj, ndërsa njëlloj u dënua edhe Mile Janakieski. Ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski u dënua me gjashtë vite burg./Telegrafi/