Jamie Carragher e quan suksesin e Chelseat në Kupën e Botës për Klube si 'Trofeu Mickey Mouse' në debatin e nxehtë të Ligës së Kampionëve

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, ishte protagonist i një debati të ashpër me Micah Richards rreth shanseve të Chelseat për të fituar Ligën e Kampionëve 2025/26.
Në diskutim, Carragher kritikoi ashpër mënyrën se si Chelsea ka shpenzuar nën drejtimin e Todd Boehly, si dhe mënyrën e festimit pas suksesit të tyre në Kupën e Botës për Klube FIFA 2025.
Biseda mes tyre shkoi thuajse kështu:
- Micah Richards: “Chelsea po i trajton gjërat ndryshe”.
- Jamie Carragher: “A është Chelsea këtu për të transferuar lojtarë apo për të fituar trofe?”.
- Micah Richards: “Ata sapo fituan dy trofe”.
- Carragher: “Një trofe ‘Mickey Mouse’, hajde tani”.
- Richards: “Ata sapo mposhtën PSG-në, fituesin e Ligës së Kampionëve”.
- Carragher: “Sapo thatë që Chelsea nuk ka një ekip të krahasueshëm me rivalët, si është e mundur kjo kur ata kanë shpenzuar mbi 2 miliardë euro?”
Chelsea begin their #UCL campaign off the back of a Club World Cup win 🏆@Carra23 and @MicahRichards get into a heated debate about Todd Boehly's tenure as owner 🔥 pic.twitter.com/K2gt6k7rir
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) September 17, 2025
Ky debat ka nxitur diskutime të gjera mbi strategjinë e Chelseas dhe shpenzimet e mëdha të klubit, duke hedhur një dritë mbi presionin për rezultate të mëdha në nivele europiane.
Sot, Chelsea u mposht nga Bayern Munich si mysafir me rezultat 3-1. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































