"Jam vëllai i Xherdan Shaqirit, duam të transferojmë në Evropë" - Taipi tregon prapaskenat e transferimit në Zvicër

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është futbollisti i njohur Gjelbrim Taipi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Taipi ka rrëfyer se si ia doli të bëjë hapin e madh për t’u transferuar në Superligën e Zvicrës.
“Bie telefoni dhe e hapi atë. E thotë: Jam Erdin Shaqiri, vëllau i Xherdan Shaqirit tha ne të kemi pa në ndeshjen me kombëtaren U21 për Maqedoninë”.
“Kam qenë dy muaj para kam luajtur në Laç, te stadiumi i Laçit, miqësore ka qenë. Ne të kemi parë më tha përmes një skauti dhe kemi dëshirë të takohemi, besoj tha javën tjetër vij në Shkup”.
“Iu thashë jo morë mos bëni hajgare, thirreni dikë tjetër thashë se duke bërë analizën, në atë kohë Xherdani ishte te Bayerni dhe të të marrë vëllau i tij në telefon për të transferuar nuk ishte e kapshme”.
“Jo tha në javën tjetër në këtë ditë ne jemi aty dhe të presim me u taku, unë prapë nuk i besoja por i thashë okej në rregull, unë jam në Tetovë, Shkupi është 40 minuta larg dhe takohemi”, ka rrëfyer Taipi mes tjerash.
Episodin e plotë me Gjelbrim Taipin mund ta ndiqni të shtunën në ora 16:00 në RTV Dukagjini, si dhe në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit./Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com


















































