LAJMI I FUNDIT:

JAM UNË

JAM UNË

Poezi nga: Gustavo Adolfo Becquer
Përktheu: Maksim Rakipaj

Kur sheh lule këmbanat e kaltra të lëkunden në ballkon
kur ndjen të kalojë një fllad pëshpëritës
ta dish që, fshehur mes gjethesh të blerta,
jam unë që marr frymë.


Nëse dëgjon pas teje, një si zhurmë të paqartë
dhe kujton se me emër të thërrasin zëra të largët,
ta dish, mes hijeve që të kërkojnë,
unë jam që të thërras.

Nëse në natën vonë rrahjet e zemrës të nxjerrin gjumin
dhe mbi buzë ndjen një frymë të nxehtë,
ta dish, sado që ti nuk më sheh
jam unë që krah teje marr frymë.