LAJMI I FUNDIT:

‘Jam i trishtuar’, Endrick thyen heshtjen pas problemeve te Palmeiras

‘Jam i trishtuar’, Endrick thyen heshtjen pas problemeve te Palmeiras

Endrick më në fund ka shprehur pakënaqësinë e tij për mungesën e kohës së lojës në Palmeiras nën drejtimin e trajnerit Abel Ferreira pas kualifikimit të tyre në gjysmëfinalen e Copa Libertadores.

Talenti i madh brazilian do të transferohet te Real Madridi në vitin 2024, kur t’i mbush 18 vjet, pasi klubi mbretëror e ka blerë atë për rreth 70 milionë euro.

Megjithatë, Endrick, i cili nuk po luan te klubi brazilian dhe është kthyer në një problem të madh për Real Madridin, pas gjithë atij investimi, ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për mungesën e lojës.


Shqetësime te Real Madridi me atë çfarë po ndodh me Endrick te Palmeiras
Lexo po ashtu Shqetësime te Real Madridi me atë çfarë po ndodh me Endrick te Palmeiras

“Falënderoj Zotin që bëj pjesën time. Nuk kam ankth, nuk jam i inatosur që nuk luaj. Kam pasur një bisedë me Abel. Më qetësoi. Nuk kam ankth nëse luajë apo jo. Ai thotë se e rëndësishme është të punosh”, ka thënë fillimisht Endrick.

“Është në dorën e Zotit, nuk kam kohë të ankohem për jetën, thjesht jam mirënjohës për kohën time në tokë. Po bëj atë që më pëlqen, që është të luaj futboll. Po stërvitem, po kërkoj hapësirën time. Jam pak i trishtuar që nuk po luaj, por duhet ta kontrolloj pak”.

“Thjesht falënderoj Zotin sepse është ai që është me mua çdo ditë, çdo natë. Nëse do të mundja, do t’i kërkoja shtypit të mos flasin, por kjo është ajo që ne lojtarët jetojmë. Jeta jashtë na kryqëzon”.

“Unë do të vazhdoj të stërvitem dhe të luaj. Ju mund të zemëroheni me mua, por unë do të flas për Zotin, do t’ia transmetoj fjalën e tij gjithë botës”, përfundoi adoleshenti brazilian.

Endrickit iu anulua kartoni i kuq në ndeshjen e parë çerekfinale, duke e lejuar atë të luajë në ndeshjen e dytë. Por, ai luajti vetëm 28 minuta ndërsa Palmeiras lajti baras 0-0 kundër Pereira për të kaluar në gjysmëfinale.

Sulmuesi nën pronësi të Real Madridit ka luajtur vetëm pesë nga 29 ndeshjet e fundit të Palmeiras në të gjitha garat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Liga e Kampionëve
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Premier League
Chelsea përfundon në fshehtësi transferimin prej 50 milionë eurosh, duke fituar garën me Man Utd dhe Liverpool

Chelsea përfundon në fshehtësi transferimin prej 50 milionë eurosh, duke fituar garën me Man Utd dhe Liverpool

Premier League
Kalo në kategori