LAJMI I FUNDIT:

Jakimovski: Emigrantët le t’i pranojnë SHBA-të dhe Rusia, jo Maqedonia (Foto)

Jakimovski: Emigrantët le t’i pranojnë SHBA-të dhe Rusia, jo Maqedonia (Foto)

Kryetari i Komunës Karposh, Stevço Jakimovski, në llogarinë e tij në Facebook është deklaruar kundër ndërtimit të kampeve për refugjatët nëpër komunat e Maqedonisë. Ai shkruan se emigrantët duhet t’i pranojnë ato vende që i bombardojnë, në këtë rast SHBA-të dhe Rusia, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonia nuk është shtet që bombardon ose merr pjesë në bombardin e Sirisë dhe për këtë arsye nuk jemi të detyruar të pranojmë emigrantë. Kush i bombardon, ai le t’i pranojë, e në këtë rast janë SHBA-të dhe Rusia. Nuk mund të pajtohemi të na sjellin emigrantë në Komunën Karposh dhe t’u japin banesa, ata që thonë se komuna është ndotur dhe e mbipopulluar”, shkruan Jakimovski.

Ai më tej shkruan se Maqedonia duhet të pranojë emigrantë dhe refugjatë përderisa ka veprime ushtarake në rajon, siç ishte rasti i Bosnjës dhe rasti i Kosovës.


“Komuna e Karposhit nuk është e gatshme të pranojë 5 mijë emigrantë nga Siria dhe t’ua rrezikojë jetën qytetarëve të vendit. Pikërisht për këtë arsye e nënshkruaj iniciativën kundër ndërtimit të kampeve për refugjatët”, shkruan Jakimovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Lajme
Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Lajme
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori