Promovuesi i boksit, Eddie Hearn ka thënë se ai mbështet përballjen e Jake Paul me Conor McGregorin.

Vetëm pak çaste pasi ai shkatërroi ish-yllin e basketbollit Nate Roninson në fundjavë , Paul thirri legjendën e UFC për një duel boksi.


Do të ishte një betejë e vërtetë e mes fillestarëve në këtë sport. Paul ka pasur vetëm dy meçe, duke fituar të dy me nokaut, ndërsa McGregor ka pasur një të tillë - një humbje  me nokaut ndaj Floyd Mayweather.

1203118968.0

Por, Hearn duket se është një tifoz i të dyve, dhe kërkon që të futen në ring.

Duke folur për Sirius XM Boxing , kreu i Matchroom tha: "Unë mendoj se është mjaft konkurrues, veçanërisht me diferencën në peshë".

ConorFloydfight 2

"Jake Paul vs Conor McGregor është shumë më konkurrues se Conor vs Floyd Mayweather", ka shtuar më tej ai.

Por, irlandezi kërkon fillimisht rikthimin në UFC, e më pas do të shqyrtojë ofertën e Hearn. /Telegrafi/

telegrafi sport app