LAJMI I FUNDIT:

Jair Bolsonaro zgjidhet presidenti i ri i Brazilit, gjatë fushatës e kishin therur me thikë (Foto/Video)

Jair Bolsonaro zgjidhet presidenti i ri i Brazilit, gjatë fushatës e kishin therur me thikë (Foto/Video)

Jair Bolsonaro është zgjedhur presidenti i ri i Brazilit, pasi që në raundin e dytë në zgjedhjet presidenti ka dalë fitimtar kundër majtistit Fernand Haddada.

Autoritetet përkatëse braziliane e kanë zgjedhur Bolsonarin presidentin e ri të shtetit më të madh të Amerikës Latine, transmeton Telegrafi.


Nga 96 për qind sa kanë dalë në zgjedhje, Bolsonaro i ka fituar 55,5 për qind, derisa kundërkandidati Hadad ka marrë 44,5.

Ndërkaq në plazhin e popullarizuar të Kopakabanës në Rio de Janeiro qytetarët kanë dalur për të festuar me fishekzjarrë, derisa mijëra qytetarët kanë zgjedhur veturat e tyre për të festuar nëpër rrugët e qyteteve të mëdha.

Në Sao Paolo qytetarët janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit duke brohoritur emrin e presidentit të ri, derisa në një moment për pak sa nuk ka ardhur deri të përleshja mes simpatizantëve të Bolsonarit dhe Hadadit, por ishte policia ajo që intervenoi për ta qetësuar situatën.

Që nga fillimi anketat e kanë nxjerrë favorit Bolsonarin për zgjedhjet presidenciale, kurse në media shpesh portretizohet si “Trumpi brazilian”.

Këtë krahasim edhe vetë Bolsonari e ka përdorur gjatë fushatës, duke u thirrur në të drejtën që qytetarët brazilian të sigurojnë dhe bartin armë, dhe të mbrojnë interesat nacionale dhe të kufizojnë ndikimin e Kinës në vend.

Ish-kapiteni i ushtrisë braziliane gjatë fushatës kishte premtuar luftë të ashpër kundër korrupsionit. I bindur në fitore, ai kishte premtuar se do të zvogëlojë numrin e ministrive nga 29 në 13 për të luftuar korrupsionin dhe nepotizmin.

Gjatë fushatës ai është plagosur rëndë në një tentim atentati, por për fat të mirë shpejt është shëruar pas intervenimit kirurgjik.

Në vendin me 210 milionë banorë, të drejt vote kanë të gjithë personat mbi moshën 16-vjeçe, kurse votimi është obligativ për personat nga 18 deri në 69 vjet. Ceremonia e inaugurimit të shefit të ri të shtetit është paraparë të mbahet më 1 janar 2019. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë
Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Kalo në kategori