Jahjaga takon Metën, e falënderon për mbështetjen që po ua jep viktimave të dhunës seksuale në Kosovë
Ish – presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga së bashku më gratë e mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e ka takuar të martën Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Ajo këtë e ka bërë të ditur në profilin e saj në Facebook, ku ka thënë se e falënderon për mikpritjen.
“E falënderojmë Presidentin Meta për një mikpritje të jashtëzakonshme dhe një takim shumë të veçantë për heroinat tona. Në takim ishin prezent edhe deputete dhe përfaqësuese të shoqërisë civile të cilat me vite me radhë kanë ofruar mbështetje për të mbijetuarit dhe për fuqizimin e rolit të gruas në përgjithësi”, ka theksuar Jahjaga. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























