Fansat kanë qenë shumë të entuziazmuar kur Jackson njoftoi se do të mbante dhjetë koncerte në korrik të këtij viti në Londër.

“Do t’i këndoj këngët të cilat dëshirojnë t’i dëgjojnë fansat e mi. Ky është vendimi im i fundit. Shihemi në korrik... Ju dua shumë”, ka thënë Jackson para gazetarëve dhe fansave të shumtë, të cilët ishin mbledhur për ta përshëndetur idhullin e tyre.