LAJMI I FUNDIT:

Jack Ma nuk mund ta blen ‘Money Gram’

Jack Ma nuk mund ta blen ‘Money Gram’

Miliarderi dhe themeluesi i gjigantit kinez “Alibaba”, Jack Ma, ka hequr dorë nga blerja e “Money Gram”, një kompani për transferimin e parave me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse ai nuk mori dritën jeshile nga autoritetet në Uashington, shkruan Telegrafi.

Bëhet fjalë për një kontratë prej 1.2 miliardë dollarësh dhe ky refuzim është një shembull i ri i shtrëngimit të kontrolleve amerikane mbi investimet kineze.


Sipas shefit të “Money Gram”, Alex Holmes, nuk arritën marrëveshje me “Ant Financial Services Group”, e cila është në pronësi të miliarderit kinez, për faktin se Bordi i Agjencisë për Investime të Huaja në SHBA (CFIUS) nuk e dha dritën jeshile.

Ky komision po shqyrton propozimin për kalimin e kompanive amerikane në bazë të kritereve të sigurisë kombëtare dhe se Agjencia ka vlerësuar se ky vendim përbën një pengesë për ambiciet e biznesmenit kinez për t’u përhapur tregjet botërore. /Telegrafi/