LAJMI I FUNDIT:

Jabllanoviq: Në Jarinje kalohet me letërnjoftime serbe

Jabllanoviq: Në Jarinje kalohet me letërnjoftime serbe

Edhe pse u njoftua se që nga sot do t`iu ndalohet hyrja ne Kosovë,  personave që kanë letërnjoftime të lëshuara nga strukturat paralele serbe , kjo nuk ka ndodhur akoma.

Kryetari i komunës paralele të Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq i ka thënë Tanjugut se në vendkalimin në Jarinje në veri të Kosovës po kalohet dhe se policia nuk ka ndryshuar regjimin për askënd, as për ata të cilët jetojnë  në Kosovë e të cilët posedojnë letërnjoftime serbe.


Vitin e kaluar, i njëjti vendim ishte në fuqi për disa orë, pas së cilës institucionet e Kosovës e suspenduan përkohësisht atë, me arsyetimin se letërnjoftimet serbe janë të vlefshme vetëm për një periudhë kalimtare, përcjellë Klan Kosova.

Ministria për Dialog të premten përmes një komunikate ka bërë të ditur se duke filluar nga 18 prilli nuk do të lejohet hyrja/dalja në Republikën e Kosovës për të gjithë personat që posedojnë letërnjoftime të lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë në Kosovë.