Bashkimi Evropian (BE) ka ulur ndjeshëm importet e gazit natyror nga 40 për qind në 7.5 për qind, me masat që mori për të eliminuar varësinë me energji nga Rusia.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se është arritur të ulet dukshëm pjesa e importit të gazit rus.
“Kemi arritur të shpëtojmë plotësisht nga qymyri rus. Përveç kësaj, deri në fund të vitit do të ulim pjesën e naftës së blerë nga Rusia në 10 për qind. Në fillim të luftës, pjesa e Rusisë në gazin e importuar ishte 40 për qind. Në 7 muajt e fundit e kemi ulur në 7.5 për qind”, tha von der Leyen.
Ajo i përshkroi këto norma si “përpjekje masive për të kaluar nga lëndët djegëse fosile ruse në furnizues të besueshëm dhe për të investuar në energjinë e rinovueshme”.
“Mënyra më e mirë për të shmangur shantazhin e Rusisë është përshpejtimi i energjisë së rinovueshme dhe transformimi i pastër”, theksoi ai.
Duke iu referuar rritjes së çmimeve të energjisë pas luftës në Ukrainë, von der Leyen deklaroi se deri në Samitin e liderëve të BE-së më 20-21 tetor do të sjellin propozime të reja për uljen e çmimeve të energjisë.
Von der Leyen deklaroi se ata mbështetën krijimin e një gjykate ndërkombëtare për krimet e luftës, ndihmuan Ukrainën të mblidhte prova dhe mbështetën dërgimin e çështjes në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur