LAJMI I FUNDIT:

Ja si bëhen dallaveret me tenderët që kanë kriter “çmimin për njësi”

Ja si bëhen dallaveret me tenderët që kanë kriter “çmimin për njësi”

Keqpërdorimi i parasë publik vlerësohet se në masën më të madhe bëhet përmes tenderëve publik. Një nga format e dyshimeve për keqpërdorime janë tenderët që si kriter të vlerësimit kanë “çmimin për njësi” duke mos e specifikuar fare sasinë e përafërt të blerjeve, shkruan ORAinfo.

Këtë formë të tenderëve e ka vlerësuar si të kundërligjshme edhe Komisioni Rregullativ i Prokurimit (KRPP).


“Njoftohen të gjitha autoritetet kontraktuese se KRPP është duke monitoruar ne vazhdimësi te gjitha llojet e Njoftimeve te përgatitura nga autoritetet kontraktuese. Gjate këtij procesi është konstatuar se një numër i konsiderueshëm i autoriteteve kontraktuese ende po përdorin (sidomos për kontrata kornize) kriterin e vlerësimit ‘Çmimi për njësi’ pa specifikuar sasinë e përafërt dhe/ ose pa përdorur peshimin e çmimit për ‘kategori te shërbimeve’ ose secilit ‘artikull’”, thuhet në një njoftim të KRPP-së.

KRPP e konsideron se lidhja e kontratave me çmime për njësi pa e caktuar sasinë në Njoftimin për Kontratë dhe në Dosjen e Tenderit dhe ose pa aplikuar metodën e “peshimit” konsiderohet shkelje te dispozitave ligjore në fuqi.

“Kur kriter për dhënie të kontratës në Njoftimin për Kontratë dhe në Dosjen e Tenderit caktohet: ‘tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët’ dhe në rastin e kontratave për shërbime të shumëfishta ose në rast të kontratave me çmime për njësi kur sasia është përcaktuar si sasi indikative, çmimet mund të peshohen në bazë të rëndësisë së secilës ‘kategori të shërbimeve’ ‘ose secilit “artikull “ në mënyrë që autoriteti kontraktues të përcaktojë se cila është oferta me çmimin më të ulët. (shih paragrafin 6 të nenit 52 të këtij ligji). Për këtë qellim, KRPP ka nxjerr dhe ju duhet te referoheni ne UA 03/2015 se bashku me shpjegimin ‘rast studimi’ ne mënyrë qe te shmanget shkelja e dispozitave te cekura me lart dhe te lidhen kontrata jo ligjore”.

KRPP njofton Autoritetet Kontraktuese se nuk do te publikoj asnjë lloj Njoftimi dhe do te deklaroj aktivitetet, vendimet dhe/ose kontratat jo ligjore ne rast se nuk janë respektuar dispozitat e cekura me larte apo cila do dispozite tjetër e legjislacionit për prokurim publik. /ORAinfo/Telegrafi/