LAJMI I FUNDIT:

BE-ja refuzon Kinën për aleancën tregtare kundër SHBA-së

BE-ja refuzon Kinën për aleancën tregtare kundër SHBA-së

Zëvëndëskryeministri Liu He dhe kryediplomati Uang Yi, gjatë vizitës në Bruksel i kanë propozuar Bashkimit Evropian (BE) të ndërmarrin një aksion të përbashkët në Organizatën Botërore të Tregtisë kundër politikave të Donald Trumpit.

Kina është e vendosur të zgjerojë më tej tregun e vet në BE-së ndërmjet kësaj marrëveshje, por kjo e fundit e ka refuzuar idenë që të bashkohen me Pekinin kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).


Megjithatë, e vendosur në një situatë të vështirë për shkak të mediave kineze, të cilat kanë thënë se BE është në anën e Kinës, blloku do të ofrojë bashkëpunim për të modernizuar Organizatën Botërore të Tregtisë, përcjell Telegrafi.

Pavarësisht premtimit të Donald Trump se do të godasë industrinë evropiane të automjeteve nëpërmjet tarifave të reja doganore mbi çelikun, BE ndan të njëjtin shqetësim si SHBA për tregjet e mbyllura të Kinës, duke e quajtur atë një manipulim tregtar me synimin për të mbizotëruar tregjet botërore.

Përpjekja e papritur e Kinës për të përçarë lidhjen e vjetër e të thellë midis SHBA-ve dhe BE-së tregon jo vetëm që gjiganti aziatik kërkon të shtojë ndikimin e vet, por edhe që lufta tregtare me SHBA-të po i nervozon.

Kina ka premtuar të hapet më shumë, por BE druan se hapja do të jetë thjesht simbolike e jo thelbësore. Edhe pse Kina ka premtuar të ulë tarifat për importin a makinave europiane, zhvendosja e vendit me shumë shpejtësi drejt makinave elektrike tregon se prodhuesit europianë të makinave tradicionale mund të kenë pak për të fituar.

Gjithashtu BE po shqyrton mundësinë që t’i shtojë kontrollet ndaj investimeve të huaja. /Telegrafi/