LAJMI I FUNDIT:

Ja reagimet e partive politike për raportin e Freedom House për Maqedoninë

Ja reagimet e partive politike për raportin e Freedom House për Maqedoninë

Partitë opozitare shqiptare jo-parlamentare kanë reaguar për raportin e publikuar nga Freedom House, thuhet në komunikatat e tyre të dërguara deri tek Telegrafi Maqedoni.

LR-PDSH, Lëvizja Besa dhe RDK kanë reaguar ashpër për raportin e Fredom House.


Nga LR-PDSH thonë se ky raport e vërteton keqqeverisjen BDI-VMRO.
”Sipas raportit të “Freedom House” Maqedonia ka shënuar rënie të nivelit demokratik dhe kjo përbën edhe një fakt të keqqeverisjes së partnerëve BDI dhe VMRO, të cilët gjatë gjithë këtyre viteve kanë shënuar vetëm rënie të nivelit demokratik në vend. Raporti vërteton se në këtë gjendje, qeveria aktuale nuk ka mundësi të organizojë zgjedhje fer dhe demokratike, sepse shteti shënon ulje të pavarësisë së mediave apo gjyqësorit dhe problematika në proceset zgjedhore.” thuhet nga LR-PDSH.

RDK thotë se Maqedonia kualifikohet si shtet hibrid. ”Freedom House vërteton se ky vend vazhdon të mbetet shembulli më i keq për liri dhe demokraci, luftës kundër korrupsionit. Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se ky raport argumenton qëndrimin konsistent se vendi është larg zgjidhjeve të problemeve për të cilën kërkohet një angazhim i jashtëzakonshëm për zgjidhjen e shumë problemeve që e kanë ngulfatur vendin për një periudhë të gjatë kohore.” thonë nga RDK.

Edhe nga Lëvizja Besa kanë komentuar raportin e Freedom House duke thënë se Maqedonia shënon gradën më të ulët sa i përket zhvillimit demokratik. ”Sipas këtij raporti, Maqedonia është ende shumë larg një shteti të vërtetë demokratik, ndërsa ky është një argument më shumë se me këso kushte nuk mund të shpresojmë për zgjedhje të lira dhe korrekte, në të cilat do të respektohej vullneti demokratik i qytetarit. Duke u bazuar në këtë raport, Lëvizja BESA gjykon se pa pastrimin e listës zgjedhore, pa reformat e patjetërsueshme në media, pa qeverisje lokale dhe shtetërore demokratike, me një sistem juridik jofunksional dhe me një rritje të korrupsionit në shkallët më të larta, Maqedonia le që nuk mund të pretendojë për zgjedhje demokratike, por – kështu siç është – këtu vetëm edhe një herë do të përsëriten zgjedhjet e manipuluara, në të cilat do te shkelet e drejta e qytetarit, ndërsa kjo mund të prodhojë kriza edhe më të rënda se kjo që e kemi tani.” thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Edhe nga partia qeveritare maqedonase VMRO-DPMNE kanë reaguar për raportin e Freedom House.

“Freedom House financohet nga Soros dhe raportet e saj i shkruan dhe i bazon vetëm në mendimin e Soros mercenarëve nga banda e Millçin të cilët janë të instaluar si zog qyqarë në sektorin civil në Maqedoni. Qytetarët skenarë të tilla transparente të LSDM dhe Soros instaluesit i kanë lexuar gjatë. Për shkak se nëntë cikle të zgjedhjeve në një rresht ka ndëshkuar zgjedhje. Pra, kjo do të jetë edhe më 5 qershor, në vitin e dhjetë jubilar me rradhë”, thuhet në deklaratë.

Sipas LSDМ, raporti i Freedom House vërteton se për shkak të regjimit hibrid të Gruevskit vendi po hapëron mbas. Ja se ç’thuhet mes tjerash në reagimin e tyre: Raporti i Freedom House shënon keqësim në të gjithë sferat në Maqedoni. Përkeqësim më të madh ka në sferën e pavarësisë së mediave ku indeksi i Maqedonisë është 5,25, që do të thotë keqësim të situatës. Sipas Raportit, rejtingut i procesit zgjedhor është përkeqësuar për shkak të treguesve për mashtrim zgjedhor“, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Freedom House: Rënie e demokracisë në Maqedoni

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori