LAJMI I FUNDIT:

Ja porositë e drejtorit të drejtorisë për zgjerim në KE, Christian Danielsson

Ja porositë e drejtorit të drejtorisë për zgjerim në KE, Christian Danielsson

Pas përfundimit të takimeve me liderët politik, drejtori i drejtorisë për zgjerim në Komisionin Evropian (KE), Christian Danielsson ka deklaruar se partitë politike dhe institucionet relevante duhet patjetër ta zgjidhin situatën në të mirë të qytetarëve dhe ta kthejnë vendin në rrugën euroatlantike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se marrëveshja e Përzhinos ka rëndësi të madhe dhe se liderët politik duhet ta ruajnë marrëveshjen e tyre politike dhe parimet kyçe, sundimin e ligjit, përgjegjësinë, gjithpërfshirjen dhe zgjedhjet e besueshme.


Daniellson thotë se tërheqja e vendimit të Ivanovit është e domosdoshme, pasi që një vend kandidat për në BE duhet patjetër të ofroj trajtim të njejtë për të gjithë, para ligjit, dhe përgjegjësi për ata që shkelin ligjin. Ai shtoi se nuk mund të ketë paligjshmëri dhe drejtësi të pjesërishme.

Drejtori Daniellson është ndalur edhe te PSP-ja, për të cilën kërkon që të lejohet ta kryej punën ashtu siç duhet, duke përmendur edhe zbatimin e reformave të patjetërsueshme dhe të arrihet marrëveshje për zgjedhje të besueshme./Telegrafi/