LAJMI I FUNDIT:

BE-ja pezullon ratifikimin e marrëveshjes së diskutueshme të investimeve me Kinën

BE-ja pezullon ratifikimin e marrëveshjes së diskutueshme të investimeve me Kinën

Bashkimi Evropian ka pezulluar përpjekjet për të ratifikuar marrëveshjen për investime me Kinën, për shkak të tensioneve midis Brukselit dhe Pekinit.

Në parim, marrëveshja u arrit në muajin dhjetorin 2020 por ende nuk kishte marrë miratimin e nevojshëm nga institucionet e BE-së.


“Tani për tani kemi pezulluar disa përpjekje të ndërgjegjësimit politik nga ana e Komisionit Evropian, sepse është e qartë se, në situatën aktuale, me sanksionet e BE-së kundër Kinës, mjedisi nuk është i favorshëm për ratifikimin e marrëveshjes”, i tha AFP-së nënkryetari i KE-së, Valdis Dombrovskis, përcjell Telegrafi.

E ardhmja e marrëveshjes kishte pasur dyshime pas një ballafaqimi të fundit diplomatik midis Brukselit dhe Pekinit.

Në më shumë se 30 vjet, Bashkimi Evropian i kishte vendosur sanksione Kinës. Këto sanksione synonin katër zyrtarë kinezë dhe një njësi ekonomike që besohet të jetë e përfshirë në shkeljet e të drejtave të njeriut të pakicës myslimane Ujgurë.

Komisioni vlerëson se investimet e huaja direkte nga BE-ja në Kinë kanë arritur më shumë se 140 miliardë euro gjatë 20 viteve të fundit, ndërsa investimet nga Kina në bllok arrijnë pothuajse 120 miliardë euro.

Sektorët kryesorë ku kompanitë evropiane investojnë në Kinë janë ai i automobilave, materialet bazë (përfshirë kimikatet), shërbimet financiare, bujqësia dhe produktet e konsumit. /Telegrafi/