LAJMI I FUNDIT:

Ja në cilën bibliotekë në vend të pagesës për librin e humbur duhet ta dorëzoni një foto maceje

Ja në cilën bibliotekë në vend të pagesës për librin e humbur duhet ta dorëzoni një foto maceje

Keni humbur një libër biblioteke? Nuk ka problem.

Të paktën jo gjatë muajit mars në Worcester, Massachusetts të SHBA-së.

Biblioteka publike Worcester atje do të largojë disa tarifa që vendosen kur dikush vonon ose humbet librin, në këmbim të një fotografie të një maceje.


Qëllimi është të inkurajohen njerëzit që të lexojnë dhe vizitojnë bibliotekën përsëri, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Dhe njerëzit kanë përparësi. Pra, ne duam të vijmë te ata me dashamirësi, me falje, dhe t’u themi thjesht bëhuni pjesë e komunitetit tonë”, tha drejtori ekzekutiv i bibliotekës, Jason Homer.

Ky veprim synon të reduktojë pengesat për rikthim në bibliotekë, pavarësisht nga rrethanat në të cilat ndodhet personi.

Ndryshe, në vitin 2020 gjatë pandemisë COVID biblioteka ishte përballur me humbje të një numri të madh librash. Kjo pasi shumë prej njerëzve kishin libra që nuk mund t’i kthenin personalisht, periudhë kjo e cila zgjati për një vit e gjysmë.

Sipas Homerit, librat e humbur të bibliotekës janë një çështje mbarëkombëtare, andaj Biblioteka Publike po përpiqet që me anë të metodës me foto t’i bëjë njerëzit të kthehen në bibliotekë e të ua largojë frikën e penalizimit.

Mesatarisht, biblioteka ka mbledhur rreth 11 mijë dollarë (mbi 10 mijë euro) gjoba nga penalizimet e lexuesve që kanë humbur librat.

Përveç shkëmbimit të librave me foto maceje, janë planifikuar edhe ngjarje tjera në kuadër të eventit “Meowness” ku përfshihen vepra artizanale, tregime, shfaqje teatrale, dhe një seancë përkëdheljeje për macet. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë

Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë

Fun
Vajza

Vajza "Hawk Tuah" ia shpjegon gjyshes kuptimin e shprehjes virale

Fun
Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi

Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi

Fun
Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Interesante
Miliona e panë videon e djalit duke qeshur

Miliona e panë videon e djalit duke qeshur

Fun
Pronari e mësoi qenin t'i hidhej në prehër, më vonë u pendua

Pronari e mësoi qenin t'i hidhej në prehër, më vonë u pendua

Fun
Kalo në kategori