LAJMI I FUNDIT:

BE-ja ndau ndihma për nëntë anëtarët e saj: Cili shtet përfitoi më së shumti prej buxhetit 14 miliardë eurosh?

BE-ja ndau ndihma për nëntë anëtarët e saj: Cili shtet përfitoi më së shumti prej buxhetit 14 miliardë eurosh?

Komisioni Evropian u ka ndarë 14 miliardë euro nëntë vendeve të BE-së, në formë të pakos së dytë të ndihmës për të ruajtur vendet e punës.

Asistenca është ndihmë nën instrumentin “Sure” për të mbuluar kostot që lidhen drejtpërdrejt me financimin e skemave kombëtare me kohë të kufizuar dhe masa të ngjashme të paraqitura në përgjigje të pandemisë së coronavirusit.

Kroacia mori 510 milionë euro, Qipro 250 milionë euro, Greqia dy miliardë euro, Italia 6,5 miliardë euro shtesë, Letonia 120 milionë euro, Lituania 300 milionë, Malta 120 milionë, Sllovenia 200 milionë dhe Spanja katër miliardë euro shtesë, transmeton Telegrafi.


BE siguroi paratë për këto nevoja duke shitur bono në tregjet ndërkombëtare të kapitalit.

Në fund të tetorit, Italia, Spanja dhe Polonia kishin marrë tashmë një total prej 17 miliardë eurosh përmes kësaj skeme.

Në total, si mbështetje financiare për ruajtjen e vendeve të rregullta, Kroacia do të marrë një miliard euro, Qipro 479 milionë, Greqia 2.7 miliardë, Italia 27.4 miliardë euro, Letonia 192 milionë, Lituania 602 milionë, Malta 244 milionë, Sllovenia 1.1 miliard dhe Spanja 21.3 miliardë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Kosova ka bërë një hap historik”, Banka Botërore publikon një video për transformimin e Kosovës në donatore të IDA-s

“Kosova ka bërë një hap historik”, Banka Botërore publikon një video për transformimin e Kosovës në donatore të IDA-s

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
KESCO njofton për aplikimin e tarifës verore që nga nesër

KESCO njofton për aplikimin e tarifës verore që nga nesër

Ekonomi
Eksploroni qytetin e dritave me ofertat speciale nga Prishtina Ticket!

Eksploroni qytetin e dritave me ofertat speciale nga Prishtina Ticket!

Ekonomi
Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Ekonomi
Nga nesër ndryshon orari i aplikimit të tarifës së ultë të energjisë

Nga nesër ndryshon orari i aplikimit të tarifës së ultë të energjisë

Ekonomi
Kalo në kategori