BE-ja në Kosovë mirëpret miratimin e Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme nga ana e Kuvendit sot.
Në gusht të vitit 2022, Kuvendi kishte bërë tashmë një hap të madh në trajtimin e rekomandimeve të BE-së në fushën e financimit të fushatës përmes Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike.
“Që nga viti 2013, përmes vendosjes së misioneve me të drejta të plota për vëzhgimin e zgjedhjeve (EU/EOMs), BE-ja në Kosovë i ka monitoruar si zgjedhjet komunale edhe ato të përgjithshme dhe ka ofruar një sërë rekomandimesh për përmirësimin e kornizës zgjedhore”.
“BE-ja në Kosovë është e lumtur të shohë se shumica e këtyre rekomandimeve tanimë janë përfshirë në Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme”, thuhet në reagimin e Bashkimit Evropian.
Në korrik të vitit 2022, Kuvendi themeloi Komisionin Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore, i cili e përfundoi me sukses dhe me konsensus punën e tij më 5 prill 2023.
“Komisionin e përgëzojmë për punën profesionale dhe gjithëpërfshirëse”, vijon komunikata e BE-së.
BE i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të harmonizojë rregulloret zgjedhore me ligjet e reja në mënyrë që të përgatitet për zbatimin e kornizës së re ligjore përpara zgjedhjeve të ardhshme.
“Gjithashtu kemi parasysh se disa nga rekomandimet teknike duhet të zbatohen në vazhdimësi dhe theksojmë se vlerësimi i përgjithshëm do të mund të bëhet vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme”.
“Përmirësimi dhe forcimi i procesit zgjedhor është një veçori e përhershme në çdo demokraci si dhe kërkesë e vazhdueshme për demokracitë në zhvillim. Kjo duhet të bazohet në gjetjet dhe rekomandimet nga zgjedhjet paraprake që synojnë që në të ardhmen të sigurojnë zgjedhjet më të lira, më të drejta dhe më transparente, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare”, thuhet tutje në njoftimin e BE-së.
BE-ja në Kosovë e ka mbështetur Komisionin Ad-Hoc, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe institucionet e Kosovës në këtë proces dhe premton se do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në të ardhmen./Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mirëpriten përplasjet e Ramës me Rusinë për Ukrainën dhe Kosovën

“Bild” jehonë fjalimit të Ramës: I vuri frenat ankesave të Rusisë para gjithë botës

Gërvalla dënon fjalimin e Vuçiqit në OKB, kërkon reagim nga SHBA dhe BE: U shkelën zotimet e marra në Bruksel

Vuçiqi ankohet në OKB: Perëndimi shkeli ligjin ndërkombëtar duke njohur Kosovën

Osmani jep detaje për takimet me Bidenin dhe Blinkenin

Begaj në Asamblenë e OKB-së: Njiheni pavarësinë e Kosovës!

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Kjo tokë afër aeroportit me sipërfaqe 34 ARI është vënë në shitje – mundësia perfekte për zhvillimin e biznesit tuaj ID-231

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro për ekseset në ndeshjen ndaj Polonisë, i jep edhe pesë paralajmërime

Arsenalit iu desh të ndryshonte emrin e stadiumit në Ligën e Kampionëve, arsyja është shumë interesante

Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

"Çfarë po bën ai në ekipin tonë", tifozët shpërthejnë me komente pas një gabimi trashanik nga Barcelona

Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham, nëna e tij shqetësohej se do të humbte gjithçka për shkak të Victorias