LAJMI I FUNDIT:

Ja ku të gjeni mijëra libra audio falas

Ja ku të gjeni mijëra libra audio falas

Librat audio janë një mënyrë e shkëlqyer për të shijuar botimet e preferuar teksa jeni duke pushuar, ose duke bërë punët e shtëpisë, por thjesht nuk keni dëshirë të lexoni

Në internet qarkullojnë shumë libra audio përmes burimeve të njohura, por shumë prej tyre kërkojnë një tarifë mujore ose abonim që ju të keni qasje.


Për të kapërcyer këto pengesa të librave audio, projekti Gutenberg dhe Microsoft ka krijuar mijëra libra audio falas që përdorin teknologjinë e transmetimit të tekstit në të folur duke gjeneruar zërat.

Funksioni nervor TTS (rrjet nervor që konverton një sekuencë fonemash, njësi gjuhësore në zë) përdor AI (inteligjenca artificiale) për të gjeneruar një fjalim me tingull natyral që përputhet me emocionet e zërave njerëzorë.

Ky opsion i lejon zhvilluesit të librit audio të zgjedhë një zë specifik dhe të ndryshojë shqiptimin, timbrin e zërit, ritmin, pauzat dhe intonacionin për të krijuar një ton më të këndshëm për rrëfimin.

Nëse dini anglisht dhe doni të lexoni libra *falas*, klikoni këtu!
Lexo po ashtu Nëse dini anglisht dhe doni të lexoni libra *falas*, klikoni këtu!

Një sfidë tjetër me librat audio është se atyre mund t’u duhen qindra orë për të krijuar, modifikuar dhe publikuar tekste të ndryshme. Duke punuar me Microsoft AI, projekti Gutenberg ishte në gjendje ta shkurtonte këtë kohë duke prodhuar automatikisht libra audio me cilësi të lartë krahasuar me librat elektronikë ekzistues në internet.

Librat janë të gjithë në domenin publik, që do të thotë se do të gjeni kryesisht vepra klasike nga autorë si William Shakespeare, Mark Twain, Edith Wharton, Leo Tolstoy, T. S. Eliot, etj., citon Anabel.

Femrat lexojnë më shumë, tjetër dhe ndryshe
Lexo po ashtu Femrat lexojnë më shumë, tjetër dhe ndryshe

Libra në gjuhën shqipe nuk janë ende të disponueshëm në këtë projekt, por ju mund t’i dëgjoni në gjuhën e huaj që njihni më mirë. /Telegrafi/