LAJMI I FUNDIT:

Ja epilogu i seancës në rektoratin e UKM-së

Ja epilogu i seancës në rektoratin e UKM-së

Ka përfunduar senca e Rektoratit të UKM-së, e cila ka filluar që në mengjes, ku janë sjellë disa vendime dhe konkluza, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Fillimisht, zgjedhjet për Parlamentin Studentor u vlerësuan si skandaloze, pasi që erdhi deri te përplasja fizike dhe përzierjen e MPB-së, të cilët nuk u ftuan nga personat përgjegjës të universitetit.


Do të formohet një komision për ndryshime të Statusit të Parlamentit Studentor, ku do të marrin pjesë përfaqësuesit e Plenumit Studentor, Parlamentit Studentor, si edhe prodekanë nga UKM-ja.

Udhëheqësia e rektoratit ka formuar edhe një komision për shqyrtimin e të gjitha fakteve për zhvillimet në UKM në ditën e votimit dhe do të tentojë që t’i përputhë dëshmitë e Plenumit dhe të Parlamentit studentor.

Megjithatë, Plenumi është pjesërisht i pakënaqur, duke konsideruar se rektorati duhet t’i largojë përfaqësuesit jolegjitim të studentëve. Para rektoratit, studentët e hodhën kodin etik të UKM-së, për të treguar se është shkelur brutalisht.

Të mërkurën do të ketë mbledhje Senati i universitetit, me kërkesë të Plenumit të profesorëve./Telegrafi/