LAJMI I FUNDIT:

Ja dy mundësitë e tërheqjes së vendimit të kryetarit Gjorge Ivanov për faljen e politikanëve

Ja dy mundësitë e tërheqjes së vendimit të kryetarit Gjorge Ivanov për faljen e politikanëve

Vendimi i Ivanovit për falje mund të shfuqizohet përmes dy mundësive. E para është që vet kryetari ta bëjë një gjë të këtillë, në një afat prej 30 ditësh nga sjellja e ligjit, pa patur obligim për të dhënë arsyetime, ndërkaq mundësi e dytë është përmes dorëzimit të kërkesave të të falurve, që më pastaj kryetari t’i pranojë kërkesat e tyre në një afat 30 ditorë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së, ndryshimet e votuara të ligjit e plotësojnë zbraztirën juridike dhe ofrojnë dalje nga situata, ndërkaq në komisionin amë për sistem politik, Rafiz Aliti kërkoi që të fshihet paragrafi 3, pra të fshihet mundësia që personi i falur të kërkojë nga kryetari që të mos falet.

Ky propozim u kundërshtau, kurse Qenan Hasipi u përgjigj se kjo mundësi është sipas standardeve ndërkombëtare, mendim me të cilin u pajtuan edhe tjerët. Koalicioni qeveritar paralajmëroi se do të sqarohen edhe keqkuptimet gjatë publikimit elektronik të Listës zgjedhore, për t’u shmangur të gjitha dyshimet.

LSDM-ja dhe PDSH-ja nuk morën pjesë në mbledhjen e radhës./Telegrafi/