LAJMI I FUNDIT:

Ja disa pyetje që mund të relaksojnë atmosferën në takimin e parë

Ja disa pyetje që mund të relaksojnë atmosferën në takimin e parë
shutterstock

Për të reduktuar në minimum shqetësimin gjatë takimit të parë, eksperti i marrëdhënieve, James Thomas, zbuloi disa këshilla dhe pyetje që mund t’ju ndihmojnë

Takimet e para mund të jenë të vështira e të sikletshme dhe shumë shpesh ka pasiguri. Megjithatë, ka disa pyetje që, sipas një eksperti të marrëdhënieve, mund t’i bëni dhe të lehtësoni bisedën.


Thomas sugjeron të pyesni partnerin e mundshëm se cila është mënyra e tij e preferuar për t’u relaksuar, pasi përgjigjja mund të japë njohuri për zakonet e tij, ndryshe nga një pyetja e lidhur me pasionin, transmeton Telegrafi.

Nëse personi është, për shembull, një adhurues i filmave: “Cila ishte gjëja e fundit që keni parë?” mund të thellojë më tej komunikimin.

Katër këshilla që do t’ju ndihmojnë për të shmangur ankthin në takimin e parë
Lexo po ashtu Katër këshilla që do t’ju ndihmojnë për të shmangur ankthin në takimin e parë

“Çfarë të pëlqen të gatuash më shumë?”, siç shprehet eksperti, mund t’ju ndihmojë të mësoni më shumë për shijen e partnerit tuaj, megjithatë, nëse atij nuk i pëlqen të gatuajë, interesohuni për ambiciet e tij duke pyetur: “Çfarë dëshiron të mësosh?”

Këshilla për takimin e parë: Dy teknika të joshjes që jua garantojnë një takim të dytë (Video)
Lexo po ashtu Këshilla për takimin e parë: Dy teknika të joshjes që jua garantojnë një takim të dytë (Video)

Thomas ju këshillon të bëni edhe pyetjen: “Çfarë do të bësh nëse do ta dish që nesër është fundi i botës?”, sepse kështu do të zbuloni më së miri personalitetin e personit me të cilin po takoheni.

Përveç pyetjeve të mëparshme, nëse jeni të interesuar edhe për pjesën më banale të jetës së partnerit tuaj, mos hezitoni të pyesni: “Cila është gjëja më e çuditshme që keni blerë online?”, e cila do t’ju japë përgjigje për blerjen.

Pyetja e fundit që sugjeron Thomas është: “Cila është gjëja më e mirë që të ka ndodhur këtë javë?”, me të cilën mund të thyeni lehtësisht akullin dhe ta drejtoni bisedën në anën pozitive. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Lifestyle
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Ushtrime joga për ngrohje më efikase të muskujve para trajnimeve

Ushtrime joga për ngrohje më efikase të muskujve para trajnimeve

Joga
Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!

Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!

Stil
Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori