LAJMI I FUNDIT:

BE-ja dhe Kanadaja nënshkruajnë marrëveshjen e tregtisë së lirë

BE-ja dhe Kanadaja nënshkruajnë marrëveshjen e tregtisë së lirë

Bashkimi Evropian dhe Kanadaja nënshkruan sot në Bruksel marrëveshjen e tregtisë së lirë (CETA), një nënshkrim i vonuar me tre ditë për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme të fuqishme në Belgjikë.

CETA, që do të heqë rreth 99 për qind të të drejtave doganore mes BE-së dhe Kanadasë, do të aplikohet provizorisht dhe pjesërisht pasi të ratifikohet nga Parlamenti Evropian dhe ai i Kanadasë, në muajt e ardhshëm.


Më pas kjo marrëveshje duhet të miratohet nga të gjitha Parlamentet kombëtare dhe rajonale të BE-së për t’u bërë definitive.