BE-ja dhe Britania arrijnë marrëveshje historike për Gjibraltarin

Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja kanë tentuar për vite me radhë të arrijnë një marrëveshje për të siguruar që njerëzit dhe mallrat të mund të kalojnë lirshëm nëpër kufirin tokësor të territorit britanik jashtë shtetit me Spanjën.
Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar të mërkurën arritën një marrëveshje politike për të siguruar qarkullimin e vazhdueshëm të njerëzve dhe mallrave midis Spanjës dhe Gjibraltarit pa barriera fizike.
Komisioneri Evropian, Marosh Shefçovqč e quajti këtë një “hap historik të vërtetë për BE-në, përfshirë edhe Spanjën, si dhe për Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjibraltari”, raporton euronews.
Ai tha se kjo erdhi pas një “takimi të suksesshëm” me Ministrin e Jashtëm të Spanjës, Jose Manuel Albares, Sekretarin e Jashtëm Britanik David Lammy, dhe kryeministrin e Gjibraltarit Fabian Picardo.
Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja kanë tentuar për vite me radhë të arrijnë një marrëveshje për të siguruar që njerëzit dhe mallrat të mund të kalojnë lirshëm nëpër kufirin tokësor të territorit britanik jashtë shtetit me Spanjën.
Por një nga pikat e mbetura problematike ishte se si do të kontrollohej kufiri i territorit.
Të gjitha palët ishin të etura të gjenin një marrëveshje para se sistemi i ri i hyrjes/daljes së BE-së të hyjë në fuqi, që tani është parashikuar për tetorin e këtij viti.
Gjibraltari, i cili është një Territor Britanik Jashtë Shtetit, iu dorëzua Mbretërisë së Bashkuar në vitin 1713, por Spanja e ka pretenduar këtë territor si të vetin. /Telegrafi/

















































