LAJMI I FUNDIT:

BE-ja bllokon importin e naftës nga Rusia – nga sot nën sanksione është edhe Serbia

BE-ja bllokon importin e naftës nga Rusia – nga sot nën sanksione është edhe Serbia

Një pako e sanksioneve të Bashkimit Evropian për importet e naftës ruse, e cila ishte miratuar në muajin qershor, ka hyrë në fuqi nga dita e sotshme.

Për shkak të këtij vendimi, Serbisë i ndalohet të importojë naftë ruse përmes tubacionit kroat Janaf.


Po ashtu, sot hyn në fuqi vendimi për kufizimin e çmimit të naftës ruse në 60 dollarë për fuçi. Kufiri i çmimit do të zbatohet për të gjithë naftën ruse të shitur në vendet e treta duke përdorur cisterna të BE-së dhe G7-së, kompanitë e tyre të sigurimit dhe institucionet financiare.

Moska ka thënë se nuk do të respektojë kufirin e çmimeve dhe se nëse është e nevojshme, do të ulë prodhimin. BE-ja dhe G7-ta do të rishikojnë kufirin e çmimeve çdo dy muaj.

Vendimi i BE-së për të kufizuar çmimet e naftës ruse ka nxitur reagime në Serbi. Sanksionet ndaj Rusisë, tashmë praktikisht janë transferuar në Serbi, pasi pas hyrjes në fuqi të tyre, ky vend nuk do të mund të importojë më naftë përmes gazsjellësit Janaf.

Vendimi për ndalimin e importit të naftës ruse në Serbi ka “zemëruar” presidentin Aleksandar Vuçiq, pasi disa vende të BE-së janë të përjashtuara nga ky ndalim. Ky vendim është dashur të zbatohet edhe për Serbinë, por, sipas Vuçiqit, Kroacia ka insistuar që ky vend mos të përjashtohet nga kjo ndalesë.

Ndalimi i importit të naftës ruse ishte bërë me dije qysh muaj më parë. Vuçiq pati deklaruar se për shkak të kësaj ndalese, Serbia do të humbasë rreth 600 milionë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori