Ne e dinim se çfarëdo që të vishte Jennifer Lopez në Met Gala 2024, do të ishte super zgjedhje!

Thjesht nuk e dinim se fustani dhe dukja e saj këtë vit, do të tejkalonin çdo pritshmëri.


Një fustan mahnitës i gjithi i krijuar me dorë nga shtëpia e modës Schiaparelli Haute Couture dhe i krijuar nga Daniel Roseberry.

e1573ca7a7442170

Sipas njoftimit zyrtar të shtëpisë së modës, fustani pa rripa dhe i gjithi tyl i qëndisur që krijonte një iluzion me pamjen, ishte i qëndisur me perla agjendi dhe diamante të rremë. U deshën mbi 2.5 milionë rruaza argjendi për t'u bërë dhe 800 orë qëndisje me dorë.

Bizhuteritë e saj janë nga Tiffany & Co., një unazë me një diamant të verdhë mbi katër karat, një diamant të bardhë dhe safirë rozë ishin aksesorët që plotësonin pamjen e artistes.

skynews jennifer lopez met gala 2024 6545919

Lopez ka marrë pjesë në Met Gala ndër vite, por ka diçka te çdo stil veshjeje në këtë ngjarje të madhe të modës, pra le të themi një element i përbashkët: Asnjë stil nuk është projektuar për të qenë rehat në trupat e VIP-ave.

Por kujt i duhen gjëra të tilla si ecja, lëvizja e duarve ose përkulja kur mund të dukesh kaq mirë e bukur si edhe në rastin e Jennifer Lopez.