Izraeli zgjeron aksionet ushtarake përtej Gazës, tani sulmon veriun e Libanit

Një operativ i lartë i Hamasit besohet se ishte në shënjestër të sulmit izraelit në Liban.
Objektivi i sulmit të supozuar ajror izraelit në Liban është Basel Salah, operativ i Hamasit i akuzuar për rekrutimin dhe menaxhimin e anëtarëve të grupit terrorist, duke përfshirë Bregun Perëndimor, ka mësuar The Times of Israel.
Njësia e Hamasit, ku Salah ishte anëtar, drejtohej nga Azzam Al-Aqraa, i cili u vra në sulmin e supozuar izraelit në Bejrut muajin e kaluar, duke vrarë gjithashtu zëvendësin e grupit terrorist, Saleh al-Arouri.
Salah dyshohet se ka qenë i përfshirë në rekrutimin e anëtarëve të Hamasit për vite me radhë, madje edhe në mes të luftës në Gaza.
Salah besohet të jetë plagosur në sulmin më herët sot në fshatin Jadra, rreth 60 kilometra nga kufiri izraelit, megjithëse gjendja e tij e saktë nuk është menjëherë e qartë.
Ndryshe, Libani ka deklaruar disa herë se nuk do të merr pjesë në konfliktin mes Izraelit dhe grupit palestinez, Hamas. /Telegrafi/






















































