LAJMI I FUNDIT:

Izraeli u dhuron vaksina kundër COVID-19 shteteve që hapin ambasadat e tyre në Jerusalem

Izraeli u dhuron vaksina kundër COVID-19 shteteve që hapin ambasadat e tyre në Jerusalem

Izraeli ka njoftuar se do të dërgojë “sasi të kufizuara të dozave të papërdorura” të vaksinës COVID-19 te palestinezët dhe disa vende si Hondurasi dhe Guatemala, të cilat planifikojnë të hapin ambasadat e tyre në Jerusalem.

Izraeli, i cili mban rekordin botëror për numrin e qytetarëve të vaksinuar, tashmë ka injektuar dy doza të Pfizer7BioNTeah te tre milionë njerëz, gati një e treta e popullsisë.


Më 19 dhjetor, Izraeli nisi një fushatë të gjerë dhe të shpejtë vaksinimi pas një marrëveshje me Pfizerin që e lejon Izraelin të japë miliona doza në këmbim të të dhënave biomjekësore mbi efektin e vaksinës, raporton jerusalempost.

Por “me një sasi të kufizuar vaksine të papërdorur të mbledhur në muajin e fundit”, Izraeli ka vendosur të ndihmojë stafin mjekësor të Autoritetit Palestinez dhe disa vendeve dhe t’u dërgojë atyre një sasi simbolike të vaksinave, shtoi deklarata.

Izraeli tashmë ka dërguar mijëra doza vaksinash në Bregun Perëndimor të okupuar për personelin mjekësor palestinez në javët e fundit.

Sipas Kombeve të Bashkuara dhe OJQ-ve, Izraeli është i detyruar “si një fuqi okupuese” të sigurojë një vaksinë për 2.8 milionë palestinezë në Bregun Perëndimor të okupuar dhe për dy milionë banorët e Rripit të Gazës, e cila është nën bllokadën e Izraelit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori