Izraeli publikon audio-incizimin: Kjo është biseda e terroristëve në sulmin mbi spitalin e Gazës

Zëdhënësi i forcave të armatosura të Izraelit ndryshe të njohur si IDF-ja, admirali Daniel Hagari, ka akuzuar Hamasit se ka filluar “një fushatë globale medial për të fshehur atë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur”.
Ai pretendon se janë “fryrë” numrat e viktimave nga sulmi në spitalin e Gazës dhe se “analiza e pamjeve nga ajri konfirmon se nuk ka patur goditje direkte të spitalit, por se dëmi u shkaktua në parking”, transmeton Telegrafi.
Ai madje ka publikuar një audio-incizim me të cilin thotë se mbështet pretendimet e tij. Hagari akoma këmbëngulë se Hamasi e ka kuptuar se shpërthimi është shkaktuar gabimisht nga një raketë e shkrepur nga Xhihadi Islamik, por se “tani kanë filluar një fushatë globale mediale”, për ta akuzuar Izraelin.
Në audio-incizim flitet për mos-suksesin e shkrepjes së tri raketa nga varrezat prapa spitalit, kurse IDF-ja ka arritur të interceptojë dhe regjistroj bisedën mes militantëve që flisnin për mos-suksesin e shkrepjes së raketave.
Më poshtë ju sjellim transkriptin e plotë të bisedës, sipas izraelitëve:
Militanti 1: Po ju them që kjo është hera e parë që po e shoh një raketë duke rënë në këtë mënyrë dhe për këtë po them se i përket xhihadit islamik palestinez. Militanti 2: Pse? Militanti 1: Thonë se i përket xhihadit islamik palestinez. Militanti 2: Kjo është nga ne? Militanti 1: Ashtu duket! Militanti 2: Kush po e thotë? Militanti 1: Thonë se copëzat e raketës janë copëza të raketës lokale, e jo ato sikurse të izraelitëve. Militanti 2: Çfarë po flet? Militanti 2: Por Zoti e ka bekuar, nuk ka mundur të gjej tjetër vend të shpërthejë? Militanti 1: Nuk ka lidhje, po, kanë shtënë nga varrezat prapa spitalit. Militanti 2: Pse?! Militanti 1: E kanë shkrepur nga varrezat prapa spitalit al Ma'amadani dhe humbi drejtimin dhe ra mbi ta. Militanti 2: Pas spitalit janë varrezat? Militanti 1: Po, al Ma'amadani gjendet pikërisht aty. Militanti 2: Ku gjenden saktësisht kur të futeni në kompleks? Militanti 1: Fillimisht futeni në kompleks dhe nuk shkoni në drejtim të qytetit dhe në anën e djathtë gjendet spitali al Ma'amadani. Militanti 2: Po, e di. /Telegrafi/


















































