LAJMI I FUNDIT:

Izraeli prezanton armën e re “Steel Sting”, duke e futur në përdorim për herë të parë kundër Hamasit – çfarë dihet për këtë sistem?

Izraeli prezanton armën e re “Steel Sting”, duke e futur në përdorim për herë të parë kundër Hamasit – çfarë dihet për këtë sistem?

Izraeli për herë të parë ka përdorur sistemin “Steel Sting” sipas një postimi nga Forcat Ajrore Izraelite në X.

“Njësi Magellan, në bashkëpunim me Forcën Ajrore, pengoi dhjetëra terroristë duke përdorur një shumëllojshmëri armësh, duke përfshirë një bombë novatore dhe të saktë me mortajë, të quajtur ‘Steel Sting'”, thuhet në mbishkrim, transmeton Telegrafi.

“Shikoni dokumentimin e një sulmi në një raketahedhës duke përdorur një “Steel Stinger”.


“Steel Sting” është një municion mortajash shumë i fuqishëm dhe preciz.

Videoja dramatike e publikuar në X nga Forcat Ajrore Izraelite e tregon këtë sistem në veprim duke qëlluar atë që autoritetet izraelite thonë se ishte një raketahedhëse e Hamasit.

E zhvilluar nga prodhuesi izraelit i armëve Elbit Systems, mortaja e drejtuar me GPS dhe lazer u zbulua në mars të vitit 2021 pasi u testua në Izraelin jugor, me objektiva të vegjël që u vendosën në shkretëtirë për të demonstruar saktësinë e saj.

Sistemi përbëhet nga një mortajë 120 mm dhe thuhet se mund të depërtojë në beton të dyfishtë dhe ka një rreze veprimi deri në 12 kilometra.

Saktësia e armës ka një nivel maksimal të devijimit prej dhjetë metrash në 90 për qind të rasteve, raporton gazeta izraelite Maariv. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Kalo në kategori