LAJMI I FUNDIT:

Izraeli ka shkatërruar një numër tunelesh në spitalin Al-Shifa të Gazës përpara nisjes së armëpushimit

Izraeli ka shkatërruar një numër tunelesh në spitalin Al-Shifa të Gazës përpara nisjes së armëpushimit

Forcat e mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë të premten se shkatërruan një numër tunelesh në zonën e spitalit Al-Shifa në qytetin e Gazës dhe përfunduan “përgatitjet operacionale” përpara armëpushimit.

Ushtria izraelite shkatërroi “një rrugë tunelesh nëntokësore dhe një numër boshte tunelesh në zonën e Spitalit Shifa”, sipas deklaratës së IDF, transmeton Telegrafi.

“IDF ka përfunduar përgatitjet e saj operacionale sipas linjave luftarake të pauzës”, thuhet në deklaratë.


Tutje në deklaratë thuhej se trupat izraelite kishin vazhduar të godasin objektivat “gjatë ditës dhe natës” përpara armëpushimit, pa specifikuar numrin e sulmeve.

Një armëpushim i përkohshëm në luftën mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në fuqi të premten, duke i hapur rrugën shkëmbimit të dhjetëra pengjeve të mbajtur nga luftëtarët e grupit radikal në Gazë, me palestinezë të burgosur në Izrael.

Ndërprerja e luftimeve ka nisur në orën 7, sipas kohës lokale (6:00 sipas kohës në Evropë), dhe pritet të zgjasë të paktën katër ditë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori