LAJMI I FUNDIT:

Izraeli formon koalicion kundër sulmeve të Iranit: Jordania dhe Egjipti do të rrëzojnë raketat iraniane

Izraeli formon koalicion kundër sulmeve të Iranit: Jordania dhe Egjipti do të rrëzojnë raketat iraniane

Izraeli dyshohet se arriti të riformojë koalicionin që e mbrojti atë nga sulmi i parë iranian në muajin prill të këtij viti.

“Channel 12” i Izraelit njoftoi se në pritje të një sulmi nga Irani dhe Hezbollahu, Izraeli po finalizon marrëveshjet me aleatët për një koalicion rajonal për të penguar sulmin.

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Shtetet e Gjirit dhe Jordania janë vendet pjesëmarrëse, të cilat janë të gatshme të ndihmojnë në kapjen e raketave dhe dronëve. Është koalicioni që ishte aktiv gjatë sulmit mes 13 dhe 14 prillit.


Raportohet gjithashtu se ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin kanë folur sërish në telefon, shkruan timesofisrael.

Gjithashtu theksohet se në zonë janë dërguar disa anije amerikane me kapacitete përkatëse për zbulimin dhe kapjen e raketave.

Irani dhe Hezbollahu u zotuan të hakmerren pasi një sulm izraelit në Bejrut vrau një nga udhëheqësit e Hezbollahut, Fuad Shukr. Gjithashtu, në Teheran u krye edhe vrasja e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, për të cilën shumica e konsiderojnë si përgjegjës Izraelin.

Presidenti amerikan, Joe Biden thuhet se ka paralajmëruar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun se ai nuk do të marrë pjesë në mbrojtjen e Izraelit nëse, pas sulmit të pritshëm, Izraeli e përshkallëzon më tej situatën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Dodik thotë se nuk do të shkojë në burg – takohet me Vuçiqin në Banjallukë

Dodik thotë se nuk do të shkojë në burg – takohet me Vuçiqin në Banjallukë

Bosnja
Kalo në kategori