Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim, njofton zyrtari amerikan


Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, ka njoftuar një zyrtar amerikan.
Megjithatë, ende nuk ka pasur konfirmime nga Izraeli apo Hezbollahu.
Armëpushimet e mëparshme midis të dyja palëve, të arritura në disa pika gjatë luftës, nuk kanë zgjatur.
Një armëpushim gjithëpërfshirës duhej të zbatohej nga sot "në të gjitha frontet" e luftës së Iranit, përfshirë Libanin, sipas marrëveshjes kornizë të arritur nga SHBA-të dhe Irani.
Por, Izraeli sulmoi zona në jug të Libanit gjatë natës, duke thënë se vrau "dhjetëra terroristë të Hezbollahut".
Benjamin Netanyahu e cilësoi këtë si një përgjigje ndaj sulmeve të Hezbollahut që vranë katër ushtarë izraelitë.
Ndryshe, Irani ka këmbëngulur se një armëpushim në Liban është i nevojshëm që bisedimet të vazhdojnë. /Telegrafi/



































