Izraeli i dërgoi një mesazh brutal Greta Thunberg: Nuk do të arrin në Gaza, IDF ka marrë urdhër të prerë

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar se i ka urdhëruar forcat e armatosura që të ndalojnë një anije në të cilën ndodhet Greta Thunberg të arrijë në Rripin e Gazës.
Anija Madleen, që ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës, është organizuar nga koalicioni pro-palestinez dhe anti-izraelit Freedom Flotilla Coalition (FFC).
Ndër 12 aktivistët në bord janë aktivistja suedeze për klimën Greta Thunberg, aktivisti brazilian Thiago Avila dhe Rima Hassan, anëtare franko-palestineze e Parlamentit Evropian.
“Në mënyrë të qartë i kam urdhëruar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) që të veprojnë në mënyrë që Madleen të mos arrijë në Gaza. Gretas antisemite dhe miqve të saj u them qartë 'Duhet të ktheheni mbrapa, sepse nuk do të arrini në Gaza'”, thuhet në deklaratën e Katzit, e transmetuar nga Times of Israel.
Ai thekson se Izraeli nuk do t’i lejojë askujt të shkelë bllokadën detare të Gazës, “që ka për qëllim kryesor të ndalojë transferimin e armëve për Hamasin”.
Anija në të cilën ndodhen aktivistët transporton ndihma humanitare, të cilat janë shumë të nevojshme për popullin palestinez. /Telegrafi/





















































