LAJMI I FUNDIT:

Izraeli bombardon sërish kampin e refugjatëve në Gazë, dyshohet për shumë civilë të ngujuar nën rrënoja

Izraeli bombardon sërish kampin e refugjatëve në Gazë, dyshohet për shumë civilë të ngujuar nën rrënoja

Kampi i refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës është goditur sërish, pasi që njëjtë ishte vepruar në sulmet izraelite një ditë më parë, ku si pasojë humbën jetën 50 persona.

Gazetari i Al Jazeera, Wael Dahdouh raporton se ndërtesat janë bërë rrafsh me tokë pasi që aeroplanë luftarakë izraelitë sulmuan kampin siq theksoi me “granatimin intensiv pa për selektime”, transmeton Telegrafi.


Al Jazeera raporton se ekziston frika e madhe se qindra persona kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja, dhe se izraelitët më herët kishin hedhur fletushka që u bënin thirrje palestinezëve të largohen nga kampi i refugjatëve.

Huthi të Jemenit publikojnë videon e lëshimit të raketave balistike dhe dronëve në Izrael
Lexo po ashtu Huthi të Jemenit publikojnë videon e lëshimit të raketave balistike dhe dronëve në Izrael

E përditshmja Haaretz raporton se “pamjet nga ai rajon shfaqin tymin e zi mbi kompleks, që përbëhet nga disa ndërtesa”.

Izraeli mbrëmë ka pranuar se kishte sulmuar kampin në tentim për të vrarë komandantin lokal të batalionit të Hamasit, Ibrahim Biari, për të cilin dyshohet se është i përfshirë në sulmin e Hamasit gjatë 7 tetorit.

AFP mbrëmë ishte në vendin e ngjarjes kur janë nxjerrë 47 trupa të pajetë nga ky kamp.

E autoritetet palestineze kanë njoftuar në rrjetet sociale, se në sulmin e sotëm mbi këtë kamp refugjatësh në veri të Gazës “janë vrarë dhjetëra palestinezë dhe shumë tjerë janë plagosur”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Kalo në kategori