LAJMI I FUNDIT:

Izoloi familjen në Tiranë, lihet në burg 35-vjeçari: E bëra për t’u kujdesur, kisha frikë

Izoloi familjen në Tiranë, lihet në burg 35-vjeçari: E bëra për t’u kujdesur, kisha frikë

Gjykata caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg me afat 20 ditë”, për 35-vjeçarin Jetnor Zhabolli, i arrestuar pasi mbante mbyllur në banesë familjarët e tij në Tiranë.

Avokati i Zhabollit kërkoi shtrim të përkohshëm në spital psikiatrik derisa të bëhet akt ekspertimi.


Ndërkohë që vetë i pandehuri tha në seancë se e ka bërë gjithçka për të mbrojtur familjen pasi ishin në rrezik.

“E kam bërë për t’u kujdesur për familjen time se kisha frikë për ta”, tha ai.

Fillimisht prokurorja Eliona Elezi kërkoi “Arrest me burg” dhe më pas pasi dëgjoi avokatin e 35-vjeçarit, Edison Hasanbashaj që kërkoi shtrim të përkohshëm në spitalin psikiatrik derisa të kryhet akt ekspertimi, kërkoi “Arrest bë burg me afat 20 ditor”.

“Burgosi” gruan dhe fëmijët në shtëpi, vajza 9-vjeçare i tregoi policisë për sjelljen e babait
Lexo po ashtu “Burgosi” gruan dhe fëmijët në shtëpi, vajza 9-vjeçare i tregoi policisë për sjelljen e babait

Ekonomisti 35-vjeçar mbante të ngujuar prej disa muajsh bashkëshorten, 2 fëmijët e mitur dhe nënën e tij në banesën ku jetonin në zonën e Selitës.

35-vjeçari kishte arritur deri aty sa kishte instaluar kamera edhe brenda banesës, në tualet e në dhomën e gjumit dhe i monitoronte nga telefoni kur nuk ishte në banesë.

Gjithashtu ai kishte montuar bllokues valësh në banesë në mënyrë që familjarët e tij të mos komunikonin me askënd tjetër nga jashtë.

Bashkëshortja e tij ka tentuar të kryente vetëvrasje. Uniformat blu të kryeqytetit në banesën e tyre kanë gjetur dy letra ku kjo e fundit ka shkruar për familjen e saj duke iu dhënë lamtumirën dhe ku iu kërkonte falje.

Përveçse i mbante të mbyllura në banesë, 35-vjeçari ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori