LAJMI I FUNDIT:

Izolimi përfundon nesër

Izolimi përfundon nesër

Kosova përfundimisht ka plotësuar të gjitha rekomandimet që Komisioni Evropian ia kishte parashtruar në mënyrë që të fitojë liberalizimin e vizave. Madje, vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën tashmë është i pashmangshëm.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vetë Komisioni Evropian për gazetën “Zëri” përmes zyrtares së tyre për informim, Mina Andreeva.


“Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën tashmë është i pashmangshëm”, ka thënë Andreeva për “Zëri.info”, duke shtuar se rekomandimet e nevojshme që ka pasur Kosova tashmë janë plotësuar.

Megjithatë, mbetet ende pikëpyetje nëse Kosova do të jetë pjesë e agjendës së ditës së mërkurë, kur ky Komision pritet që të japë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave, edhe pse mediumet ndërkombëtare tashmë kanë konfirmuar 4 majin si ditë kur Kosova pritet që të marrë rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian. Ndërkohë sipas Andreevas, agjenda përfundimtare e Komisionit Evropian, ku edhe përfundimisht do të merret vesh nëse Kosova do të marrë rekomandimin nesër apo jo, do të konfirmohet vetëm sot në mesditë. “Agjenda e kolegjit për të mërkurën do të konfirmohet sot në mesditë”, ka thënë Andreeva.

Ndërkohë dje shumë i vendosur se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të ndodhë brenda ditëve ka qenë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se Kosova ka zbatuar të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizimin e vizave dhe se tanimë kanë mbetur çështje orësh deri te finalizimi.

“Mund të them se Kosova ka zbatuar të gjitha kriteret e nevojshme për rekomandimin e vizave nga Brukseli. Prandaj dua të potencoj se procesi për liberalizimin e vizave për Kosovën tanimë nuk është duke i numëruar ditët dhe javët, por mund të themi se është duke i numëruar orët”, theksoi ai. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori