Izet Zeqiri propozon modelin e Kroacisë për formimin e Këshillit Gjyqësor në Maqedoni (Foto)
Ish-deputeti Izet Zeqiri, në profilin e tij në Facebook ka shkruar në lidhje me sistemin gjyqësor, gjegjësisht për formimin e ri të Këshillit Gjyqësor, ku Maqedonia, sipas tij, duhet të merr për model Kroacinë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Zeqiri thotë se Këshilli Gjyqësor duhet të përbëhet nga njëmbëdhjetë anëtarë, ndërkaq në mesin e tyre shtatë gjyqtarë, dy profesorë universitarë të shkencave juridike dhe dy përfaqësues të Kuvendit, nga të cilët njëri nga radhët e opozitës. Në lidhje me propozimin për formimin e Këshillit Gjyqësor, lexoni në vijim postimin e plotë nga Zeqiri.
‘Modeli i Kroacisë për formimin e Këshillit Gjyqësor duhet të zbatohet në Maqedoni i cili do të mundësoj që Këshilli të jetë një organ i pavarur dhe imëvetësishëm, i cili do të siguron pavarësinë dhe mëvetësinë e pushtetit Gjyqësor.
Ky model do te siguroj gjyqtare profesionist. Këshillit Gjyqësor të përbëhet nga njëmbëdhjetë anëtarë, ndërkaq në mesin e tyre shtatë gjyqtarë, dy profesorë universitarë të shkencave juridike dhe dy përfaqësues të Kuvendit, nga të cilët njëri nga radhët e opozitës.
Anëtarët e Këshillit nga radhët e gjyqtarëve i zgjedhin të gjithë gjyqtarët në Republikën e Maqeedonise me votim të fshehtë, në mënyrë që dy gjyqtarë të jenë nga gjykata komunale, dy gjyqtarë nga gjykatat e qarqeve, një gjyqtar nga gjykatat e specializuara (nga gjykatat administrative, për kundërvajtje ose gjykatat tregtare), ndërsa dy gjyqtarë nga radhët e Gjykatës Supreme.
Anëtarët e Këshillit nga radhët e profesorëve universitarë të shkencave juridike, me propozim të këshillave të fakulteteve, i zgjedhin të gjithë profesorët e fakulteteve juridike, ndërsa dy anëtarë të Këshillit i emëron Kuvendi i Maqedonise nga radhët e deputetëve prej të cilëve njëri është nga radhët e opozitës.
Këshilli Gjyqësor Shtetëror, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, vendos në mënyrë të pavarur lidhur me emërimin, avancimin, transferimin, shkarkimin dhe përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe kryetarëve të gjykatave’, shkruan Zeqiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj
Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë
Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska
Ligji për çmimet e barnave nuk gjen zbatim, qytetarët ankohen - MSH sqarohet
Pas takimit në Athinë, kryeministri Rama mbledh sot bashkatdhetarët në Milano
Rrahje mes vëllezërve në Gjakovë, lëndohet nëna gjatë ndërhyrjes
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi