LAJMI I FUNDIT:

Ivanov fitues i çmimit “Isa beg Isakoviq”

Ivanov fitues i çmimit “Isa beg Isakoviq”

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov është fitues i çmimit vjetor ndërkombëtar “Isa beg Isakoviq”, që Bosnja e Hercegovina çdo vit ua ndajnë burrështetasve evropianë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Këtë çmim e pranoj si mirënjohje për Republikën e Maqedonisë dhe për qytetarët e Maqedonisë. Kjo mirënjohje është veçanërisht e rëndësishme sepse i është përkushtuar një vizionari të madh, i cili pas vetes ka lënë materiale të përhershme dhe ura shpirtërore të paqes, bashkëjetesës dhe bashkëpunimit”, ka thënë presidenti Ivanov pas pranimit të çmimit, që mbrëmë i është dorëzuar në Teatrin kombëtar në Sarajevë.


Ndarja e çmimit është ndjekur nga koncerti i Filarmonisë së Maqedonisë, ndërsa tërë ngjarja është transmetuar drejtpërdrejtë nga Televizioni shtetëror boshnjak.

Presidenti Ivanov e fitoi çmimin për vitin 2016, me 15 vota të fituara, në konkurrencë të ish-kryeministrit turk Ahmet Davutogllu dhe përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, të cilat kanë marrë nga pesë vota.

Çmimi e mban emrin e themeluesit të Sarajevës, Isa beg Isakoviq, i cili në vitin 1462 e ka themeluar qytetin në parimet e barazisë, multikulturalizmit dhe shumë-religjionizmit.

Fitues të këtij çmimi janë edhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, në vitin  2012, presidenti austriak Heinz Fishcer në vitin 2013, presidenti slloven Borut Pahor në vitin 2014 dhe presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviq në vitin 2015/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori