LAJMI I FUNDIT:

Ivanov delegon Flora Kadriun për inagurimin e Thaçit

Ivanov delegon Flora Kadriun për inagurimin e Thaçit

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi, njoftuan zyrtarisht për LajmPress nga kabineti i presidentit maqedonas.

Ivanov nesër do të qëndrojë në Stamboll për të marrë pjesë në një samit euroaziatik, kurse në inaugurimin e Thaçit do të prezantojë një delegacion i presidencës, i udhëhequr nga zv/sekretari gjeneral i kabibetit Luben Arnaudovski dhe këshilltarja speciale e presidentit maqedonas, Flora Kadriu.


“Presidenti i Republikës gjendet në udhëtim zyrtar në Repulikën e Turqisë ku merr pjesë në Samitin e 19-të ekonomik euroaziatik. Presidentin Ivanov me rastin solemn të inagurimit të presidetit të ri të Kosovës,Hashim Thaçi, do ta përfaqson delagacioni nga Kabineti i Presidetit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga zëvendës-sekretari gjeneral i Kabinetit të Presidetit, Luben Arnaudovski dhe Flora Kadriu, këshilltare speciale për politikë të brendshme”, deklaruan nga kabineti i Ivanovit./Telegrafi/