Sipas shtypit amerikan, Ivanka Trump, vajza këshilltare e Presidentit të SHBA-së, do të jetë një nga zëvendësuesit e mundshme Nikki Haley.
Ish-Ambasadorja e SHBA në OKB foli me superlativa për Ivankën dhe bashkëshortin e saj Jared Kushner, gjithashtu këshilltar i Trump, teksa komunikoi në zyrën ovale dorëheqjen e saj.
Kushnerit iu referua si “një gjeni i fshehur që askush nuk e kupton”.
Zëvendëskryetarja e Sigurisë Kombëtare, Dina Powell, është një tjetër kandidaturë e mundshme. Ajo e kaloi fundjavën e fundit në varkën e Haley dhe familjes së saj në Karolinën e Jugut.
Një konkurrent i tretë, sipas mediave amerikane, mund të jetë Richard Grenell, ambasadori amerikan në Gjermani, i cili kaloi tetë vjet në misionin amerikan në Kombet e Bashkuara.
Në Berlin ai mbajti një profil të lartë, duke u shfaqur në mediat konservatore në mbështetje të fortë dhe të hapur të politikës së jashtme të manjatit.
Ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, dha sot dorëheqjen dhe Presidenti i SHBA Donald Trump e pranoi atë.
Lajmi fillimisht u raportua nga faqja e internetit Axios, duke folur për një takim midis ish-guvernatores së Karolinës së Jugut dhe manjatit në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.
Më pas kjo u zyrtarizua në një konferencë të përbashkët për mediat.
Haley mbante detyrën e ambasadores së SHBA-së në OKB që nga janari 2017.
Vendimin ajo e argumentoi me arsye personale.
Por mediat ndërkombëtare raportojnë se dorëheqja si Ambasadore erdhi pas një hetimi etik ndaj saj të iniciuar nga Crew, Agjencia që mbikëqyrë përgjegjësinë etike të politikanëve në Uashington.
Sipas hetimit, Nikki Haley kishte kryer rreth shtatë udhëtime luksi me avion privat, të pranuara edhe nga ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut. Burri i saj ishte i pranishëm në disa prej këtyre fluturimeve.
“Ambasadorja Haley duhet të ketë qenë e vetëdijshme për shkeljet etike në një kohë kur shumë kolegë të saj janë akuzuar për fluturimet personale “tha se agjencia, megjithatë e ka bërë të qartë se Haley nuk akuzohet për këtë.
Sakaq Nikki Haley e bëri të qartë se nuk do të garojë për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020, por do të bëjë fushatë për Donald Trump.
I pyetur se cilin ka në mendje si pasardhës të zonjës Haley, Presidenti Trump u përgjigj: “Kemi një numër njerëzish, të cilët do të dëshironin shumë ta bënin këtë punë”, duke shtuar se zonja Haley “i kishte dhënë mjaft shkëlqim” pozitës së ambasadores.
Presidenti shtoi se “brenda dy ose tre javëve të ardhshme, ndoshta më shpejt” ai ka të ngjarë të njoftojë se kë do të propozojë për postin. /oranews.tv/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Trump refuzon të tregojë nëse do t'i kërkojë falje Zelenskyt

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?