Ivana Knoll mahnit me ndryshimin drastik në pamje
Ivana Knoll, tifozja e njohur kroate që u bë e famshme në mbarë botën gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit në Katar më 2022, ka befasuar së fundmi ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje.
Modelja që ka fituar zemrat e miliona tifozëve jo vetëm për përkrahjen e zjarrtë ndaj ekipit kombëtar kroat, por edhe për paraqitjet e saj unike dhe stilin e veçantë, është shfaqur këtë herë në një eveniment krejt ndryshe – në garën prestigjioze të Formula 1 që u mbajt në Miami.
Nga ky event i njohur, Knoll ka ndarë në rrjetet sociale një sërë fotografish ku ka tërhequr menjëherë vëmendjen me paraqitjen e saj glamuroze, por mbi të gjitha me ndryshimin drastik të ngjyrës së flokëve. E njohur deri tani për flokët e saj të errët, Ivana ka kaluar në një nuancë bionde, duke u shfaqur me një pamje tërësisht të re, por që përsëri i thekson bukurinë dhe elegancën.
Ndjekësit e saj kanë komentuar në mënyrë të entuziazmuar për këtë transformim, duke e komplimentuar për guximin dhe stilin.
Përveç paraqitjes në Formula 1, Ivana Knoll duket se po vazhdon të mbajë statusin e saj si një nga figurat më të ndjekura dhe më të përfolura në botën e rrjeteve sociale, duke kombinuar hijeshinë, stilin dhe praninë në evente ndërkombëtare. /Telegrafi/










































